Raport nga monitorimi i konkursit

  • Home / Raport nga monitorimi i konkursit

Raport nga monitorimi i konkursit

  • by internewskosova |
  • Comments off

Në prag të vitit të ri akademik, Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (QS e UP) ka shpallur konkursin publik për akomodim në konvikte dhe shfrytëzim të shërbimeve të mensës në QS të UP. Konkursi është shpallur publikisht me 03 shtator 2015 dhe ka qenë i hapur deri më 11 shtator 2015, gjithsej 8 ditë për të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës. Me 01.09.2015, Fatmir Sfishta, Drejtor i Qendrës së Studentëve të Universitetit të Prishtinës dhe Faik Ispahiu, Drejtor Ekzekutiv i Internews Kosova kanë nënshkruar Marrëveshje të Mirëkuptimit për të monitoruar procesin e vlerësimit të konkursit për akomodim në konvikte dhe shfrytëzimin e shërbimeve të mensës në QS të UP. Në bazë të Marrëveshjes së Mirëkuptimit, KALLXO.com ka monitoruar këtë proces