Our Blog

What we post and publish is awesome!

EMISION TEMA: “A ËSHTË E MUNDUR TË SHKRUHET HISTORIA, PA FYER TË TJERËT “

Në episodin e dytë të serisë së debateve televizive “Tema” për dialogun joformal ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, katër historianë, dy nga secila anë, debatojnë për temën “A është e mundur të shkruhet historia, pa fyer të tjerët?”

 

 

Jusuf Buxhovi dhe Enver Rexhaj nga Kosova, dhe Çedomir Antiq dhe Momqillo Pavlloviq nga Serbia, shpesh gjatë debatit pranuan të mos pajtohen, por të gjithë këta historianë të respektuar, theksuan nevojën për bashkëpunim të dyanshëm ndërmjet historianëve kosovarë dhe atyre serbë.

“Historia nuk ndryshon asnjëherë, por perceptimi për të shpesh ndryshon” dhe “historia shumë shpesh është keqpërdorur për të arritur synime politike”, ishin dy pika të tjera kryesore për të cilat këta historianë u pajtuan gjatë këtij debati interesant dhe informues.

Historianët që marrin pjesë në këtë debat televiziv të organizuar nga Internews Kosova dhe BIRN-i u pajtuan gjithashtu se tekstet shkollore të historisë nuk duhet të përmbajnë fjalë urrejtjeje dhe nuk duhet të hezitojnë të tregojnë të vërtetën, si në Serbi ashtu dhe në Kosovë.

Pavarësisht dallimeve të thella dhe akuzimeve të dyanshme, panelistët i ofruan njëri-tjetrit shkëmbim të informacionit dhe dokumentacione për hulumtimet e tyre të ardhshme shkencore.

Premiera e debatit do të shfaqet më 7 janar, nga ora 22:30, në RTV21.

Leave a Reply