FTESË PËR PJESËMARRJE NË PUNËTORINË

  • Home / FTESË PËR PJESËMARRJE NË PUNËTORINË

FTESË PËR PJESËMARRJE NË PUNËTORINË

  • by internewskosova |
  • Comments off

Ftesë për pjesëmarrje në punëtorinë “Aktivizmi Qytetar me Anë të Përdorimit të Mediave Sociale”

Internews Kosova ju fton të merrni pjesë në punëtorinë “Aktivizmi Qytetar me Anë të Përdorimit të Mediave Sociale” që do të mbahet më 21 prill 2015 në zyrat e Qendrës Rinore në Prizren, duke filluar nga ora 10:00.

Rreth punëtorisë

Punëtoria mbi aktivizmin qytetar duke përdorur platformat e rrjeteve sociale dhe platformën KALLXO.com ka për qëllim që nëpërmjet shembujve praktikë të informojë të rinjtë për rëndësinë e përdorimit të platformave të mediave sociale në ngritjen e aktivizmit qytetar.

Kushtet e pranimit

Aplikantët duhet të jenë të moshave 16-21 vjeç, të jenë të interesuar në fushën e vullnetarizmit dhe të aktivizmit qytetar. Aplikantët duhet të dëshmojnë planet e tyre për të punuar në këto fusha në të ardhmen.

Për më shumë informata në lidhje me punëtorinë, ju lutem na shkruani në e-mail:  [email protected], apo thirrni në telefonin 045 908 967