FTESË PËR PJESËMARRJE NË PUNËTORINË

  • Home / FTESË PËR PJESËMARRJE NË PUNËTORINË

FTESË PËR PJESËMARRJE NË PUNËTORINË

  • by internewskosova |
  • Comments off

Ftesë për pjesëmarrje në punëtorinë “Aktivizmi qytetar me anë të përdorimit të mediave sociale”

Internews Kosova ju fton të merrni pjesë në punëtorinë: “Aktivizmi qytetar me anë të përdorimit të mediave sociale”, që do të mbahet më 30 Shtator 2014 në zyret e Innovation Centre Kosovo, duke filluar nga ora 10:00.

Rreth punëtorisë:

Punëtoria mbi aktivizmin qytetar përmes përdorimit të mediave sociale ka për qëllim që nëpërmjet shembujve praktik të informoj të rinjët për rëndësinë e mediave sociale në ngritjen e aktivizmit qytetar.

Kushtet e pranimit:

Aplikantët duhet të jenë të moshave16-25 vjeç, të jenë të interesuar në fushën e vullnetarizmit dhe të aktivizmit qytetar. Për më tepër,  aplikantët duhet të dëshmojnë planet e tyre për të punuar në këto fusha në të ardhmen.

Për më shumë informata në lidhje me punëtorinë, ju lutem na shkruani në email:  [email protected] apo në tel. 045 824 514.