“Internews Kosova” organizon seminar trajnues për kryeprokurorë, prokurorë dhe zyrtarë komunikimi

  • Home / “Internews Kosova” organizon seminar trajnues për kryeprokurorë, prokurorë dhe zyrtarë komunikimi

“Internews Kosova” organizon seminar trajnues për kryeprokurorë, prokurorë dhe zyrtarë komunikimi

  • by internewskosova |
  • Comments off

Internews Kosova, në bashkëpunim me UNDP, mbajti një trajnim tre-ditor në anë të projektit “SAEK II – Përkrahje për përpjekjet kundër korrupsionit në Kosovë” në Bogë, Rugovë nga 23 deri 25 nëntor në lidhje me rolin e Prokurorisë rreth marrëdhënieve me publikun duke përdorur mediat.

Trajnimi bashkoi kryeprokurorë, prokurorë dhe zyrtarë të tjerë të komunikimit publik brenda Prokurorisë Themelore të Kosovës nga komuna të ndryshme si Prishtina, Peja, Gjakova, Mitrovica, Prizreni, Gjilan, etj,  si dhe zyrtarë të lartë nga ato komuna.

Një nga folësit kryesorë ishte Faik Ispahiu, drejtori i Internews Kosova, sesionet e të cilit u përqëndruan në tema të tilla si “Organizimi i  paraqitjeve publike- përgatitja e fjalimit”, “Simulim i konferencës për media” dhe “Të folurit public dhe dhënia e informatës së saktë ”

Në ditën e dytë të trajnimit, një tjetër folës nga Internews Kosova ishte Labinot Leposhtica nga Zyra Ligjore, i cili foli rreth “Fake News – Si t’i shmangemi lajmeve të rreme”, pasuar nga kryeredaktori i KALLXO.com, Kreshnik Gashi dhe Granit Mavriqi, menaxher i mediave sociale të Internews Kosova, të cilët folën për “Përdorimin e sigurtë të mediave sociale nga zyrtarët”.

Trajnimi u pasua nga një diskutim i hapur i organizuar nga Kreshnik Gashi me folësen e ftuar Gentiana Begolli, drejtore e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, AGK, e cila diskutoi mbi marrëdhëniet me Prokurorinë dhe bashkëpunimin e tyre me mediat.

Në ditën e fundit të trajnimit, Kreshnik Gashi dha një prezantim mbi “Përdorimin e mediave sociale”, pasuar nga një diskutim i hapur me pjesëmarrësit dhe folësit e tjerë.

Fokusi i përgjithshëm i trajnimit ishte bashkëpunimi i Prokurorisë me publikun dhe mënyra më e mirë e përdorimit të mediave për marrëdhënie profesionale publike brenda Prokurorisë.

Siç u përmend më lart, ky trajnim u organizua në kuadër të projektit SAEK II mbështetur nga UNDP, një projekt me një qasje inovative ndaj anti-korrupsionit, qëllimi kryesor i të cilit është forcimi i transparencës institucionale, llogaridhënies dhe integritetit, me fokus në mjete teknologjike, qasjen në informata dhe pjesëmarrjen e hapur në proceset e vendimmarrjes.