Our Blog

What we post and publish is awesome!

KONKURS PUNE:

Internews Kosova shpall konkurs për këto vende pune në Prishtinë, Kosovë:

Asistent produksioni                                                                                                

Detyrat dhe përgjegjësitë:

-Koordinon dhe organizon procesin e  mbarëvajtjes së para-produksionit, produksionit, post-produksionit, duke u bazuar në planin javor të përcaktuar nga punëdhënësi;

-Raporton në baza javore për punët e stafit teknik si dhe gjendjen e audio/video pajisjeve;
-Angazhohet në xhirim si dhe Audio/Video montazh për nevoja të organizatës, në studio dhe terren;


2D/3D Animator, Dizajner                                                                                                                             

Detyrat dhe përgjegjësitë:

-Animi dhe dizajnimi i 2D/3D modeleve, prapavijave, seteve, karaktereve, objekteve, hapësirave, siglave, shpicave dhe kërkesave të tjera, në afatet e caktuara të prodhimit.
-Puna me softverë si 3D Studio Max, Maya, Cinema 4D, After Effects, Photoshop, Illustrator, Final Cut Pro, softverë të tjerë për montazh, ose ekuivalent për 2D/3D.

Koordinator i projekteve

Detyrat dhe përgjegjësitë:
-Planifikon dhe shkruan projekt-propozime në koordinim  me menaxherin e programit;
Implementon  projektet e Internews Kosova, në përputhje me kushtet e përcaktuara gjatë planifikimit;
-Përpilon raporte financiare dhe narrative për donatorë, sipas specifikave te donatorëve dhe brenda afateve te caktuara.

Kandidatët potencialë duhet të kenë:
– kualifikime përkatëse, ose përvojë të ngjashme profesionale;
– përvojë të mëhershme relevante në pozitën për te cilën aplikojnë;
– aftësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për punë ekipore;
– gatishmëri për të punuar me orar të zgjatur dhe fleksibil;
-aftësi të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze
– aftësi të përdorimit të kompjuterëve.
Për të aplikuar duhet të dërgoni një Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi në gjuhën shqipe dhe angleze përmes postës elektronike në adresën [email protected] më së largu deri më 29 shtator 2013.
Internews Kosova inkurajon aplikuesit nga të dy gjinitë, si dhe ofron mundësi të barabartë punësimi për të gjithë personat e interesuar, pa kurrfarë paragjykimi mbi baza gjinore, fetare, etnike ose politike.

Informata shtesë për Internews Kosova  mund të gjeni në www.internewskosova.org

Leave a Reply