Our Blog

What we post and publish is awesome!

Monitorimi i Shërbimeve Publike

 

Monitorimi i Shërbimeve Publike – Internews Kosova, në partneritet me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese kanë realizuar një program për monitorimin e shërbimeve publike që nga viti 2008. Monitorimi i shërbimeve publike kryhet në baza ditore, me fokus në gjykata, shëndetësi dhe arsim në 18 komuna të Kosovës. Monitoruesit e specializuar monitorojnë çdo ditë performancën e këtyre shërbimeve publike në 18 komunat vijuese: Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjilan, Mitrovicë, Ferizaj, Gjakovë, Deçan, Vushtrri, Podujevë, Lipjan, Klinë, Istog, Suharekë, Malishevë, Drenas, Skenderaj dhe Rahovec. Në fund të secilit vit të monitorimit të shërbimeve publike, Internews Kosova dhe BIRN publikojnë raporte analitike që përfshijnë hulumtime të thella me fokus në arsim, shëndetësi dhe gjykata

Leave a Reply