Teknikë

 

Një prej problemeve të skenës së mediave kosovare ishte mungesa e shkathtësive të kënaqshme të personelit teknik. Studioja jonë e përsosur e radios dhe trajnerët tanë lokal e ndërkombëtar, kanë drejtuar një seri të trajnimeve të ndryshme në përmirësimin e shkathtësive teknike te shumicës së radio stacioneve.

Shkathtësitë Themelore Teknike- Produkcionit
Është organizuar një seri e trajnimeve një ditëshe për parimet e organizimit të potencialit për produkcion në një radio stacion.
Pa marrë parasysh se sa i madh apo i vogël është, nëse është i organizuar në mënyrë të drejtë, mundësit për produkcion në një radio stacion mund të kursejnë një numër të madh të problemeve.

Audio Editimi Digjital
Trajnim shumë i sukseshmëm për digjitalizim dhe editim të audio materialit në mënyrat me moderne digjitale. Cilësia e editimit në kompjutor është shumë më e mirë dhe koha e editimit të një raporti apo reklame është shumë më e shkurtër.

Sound Engineering
Trajnim i përqendruar në rritjen e shkathtësive teknike, të teknikëve të radio stacioneve, për komplet paisjet e studios deri në hyrje të transmetuesit. Me fillim nga llojet e ndryshme të mikrofonave, kabllimi, mikserët, procesorët dhe aparatet tjera e deri te gjërat më të sofistikuara si karakteristikat e tingullit dhe zërit, teknikët pjesmarrës u trajnuan edhe në riparimin – mirëmbajtjën themelore të radio aparaturës.

Automatizimi dhe Arkivimi
Trajnim i përqendruar në llojet e ndryshme të arkivimit me programe të llojllojshme të përdorura për kompresimet e ndryshme të audio materialit. Poashtu, ne kemi zhvilluar nje bazë të të dhënave në EXCEL për ruajtjen e audio arkivit të tërë radio stacionit, të bazuar në mënyra të ndryshme për klasifikimin e të dhënave

Radio Rrjeta
Ky trajnim i qe dedikuar formave të ndryshme dhe mënyrave të lidhjes së radio stacioneve të ndryshme, për shkëmbimin e programit. U përmendën mënyra të ndryshme rrjeti si, interneti, NetMeeting, WAN, VPN, lidhjet pa tel, ISDN,etj.

Internet Radio Streaming
Ndonëse mënyra më e shpeshtë e përdorimit të Internetit në mesin e radio stacioneve kosovare është Internet Caffe-ja apo nëpërmes të miqëve dhe shokëve të cilët punojnë në ndonjë Organizatë Ndërkombëtare e cila ka mundësi t’a përballojë çmimin e lartë të Internetit në Kosovë, këtu ka interesim të madh për Internet Radio Streaming. Kjo është arsyeja pse Internews Kosova ka organizuar trajnime të specializuara për t’i mbuluar cështjet themelore të “streaming”-ut, si: dallimet në mes të streaming dhe download; zgjedhja e provider-it; enkoderët digjitalizues; përmasat e ndryshme; Media Player vs. Real Player vs. Real-Time player; etj.