Emision TEMA: Liria e lëvizjes, Shoferat kalojnë cdo kufijë
Emision TEMA: Liria e lëvizjes, Shoferat kalojnë cdo kufijë
Ata ankohen se marrëveshja për lëvizjen e lirë në këtë kufi që hyri në fuqi më 26 dhjetor 2011, paradoksalisht ka vështirësuar lirinë e lëvizjes për shkak të taksave të larta që duhet paguar. Ata nuk ankohen për problemet tjera. Të gjitha këto janë pjesë e edicionit të ri të Emisionit “Tema”.
Për Lirinë e lëvizjes në kufirin Kosovë-Serbi, pas marrëveshjes për lëvizjen e lirë të hyrë në fuqi më 26 dhjetor të vitit 2012 flasin ata që kalojnë shpesh këtë kufi, në të dy anët e tij, duke udhëtuar në shtetet fqinje me histori të gjatë armiqësie.
Kjo temë do të trajtohet në edicionin e ri të emisionit “Tema” me shoferë dhe pronarë kompanishë transportuese nga Kosova dhe Serbia që udhëtojnë në mënyrë periodike drejt këtyre dy vendeve.
Për “Temën”, Sreten Gjoroviq, një shofer kamionësh dhe pronar i kompanisë Becko Transport, thotë se me shqiptarët nuk ka asnjë problem kur udhëton.
“Me ata që nuk dinë serbisht, unë flas gjithmonë shqip dhe ne merremi vesh”, shton Gjoroviq.
Edhe kolegët e Gjoroviqit, qoftë shqiptarë, qoftë serbë, tregojnë se nuk kanë probleme gjatë udhëtimit, megjithëse e pranojnë se situata politike ndikon dukshëm në punën e tyre.
“Me mua udhëtojnë edhe shqiptarët shumë shpesh. Ata duan të shkojnë në Beograd për vizita, te mjeku ose edhe thjesht për t’u shëtitur”, thotë Bogolub Marinkoviq, pronar i kompanisë “KIMCo”, e cila çdo ditë udhëton nga Kosova drejt Beogradit.
Fehmi Jashari, pronar i kompanisë “Lina-A” nga Fushë Kosova, pranon se ai nuk ka asnjë problem kur udhëton drejt Serbisë dhe i ka vendet e tij të preferuara për t’u ushqyer.
“Ka ndodhur më përpara, por nëse më ndodh që të më griset goma, ose ndonjë gjë tjetër, unë drejtohem te mjeshtri i parë dhe e rregulloj atë pa problem”, theksoi ai. “Natyrisht se nga vetë fakti që ne marrim targa provuese dihet që jemi nga Kosova dhe shqiptarë”, shtoi ai.
Lirinë e lëvizjes tash më shumë po e vështirësojnë taksat e larta që duhet të paguhen në të dy anët e këtij kufiri.
Bogolub Marinkoviq mendon se problemi nuk është te njerëzit e thjeshtë, por te marrëveshjet politike që kanë dalë të jenë mjaft të shtrenjta.
“Ne nuk kemi paguar aq shumë taksa as në kohën kur Turqia mblidhte haraç”, thotë ai, Marinkoviqi ankohet se një pjesë e madhe e punës së tij shkon në tatime që duhet të paguajë në Serbi. Për të si serb i Kosovës, nuk ka ndonjë lehtësi, ndonëse udhëton për në Serbi.
Fazli Sylejmani, taksist shqiptar nga Presheva, rrëfen se sigurimi atij i kushton më shtrenjtë se sa gjysma e veturës që ka. Për të hyrë në Kosovë, çdo javë paguan nga 20 euro.
“Kjo e shtrenjton biletën, ndonjëherë rrit kohën e udhëtimit dhe unë kam më pak punë”, tha ai. Sylejmani mendon se do të ishte mirë që këto tatime të hiqen. “Unë duhet të udhëtoj tri herë në Kosovë për shtetin në mënyrë që një herë të fitoj për veten”, shton ai.
Marinkoviq mendon se Serbia dhe Kosova duhet të pranojnë ose të arrijnë marrëveshje për kartonin e gjelbër që përdoret për të udhëtuar jashtë vendit si sigurim për makinat.
Në debatin e emisionit “Tema” për lirinë e lëvizjes dhe problemet tjera me të cilat përballen shoferët do të flitet edhe për gjobat e policisë, pritjet dhe korrupsionin, si dhe për atë se cila polici ajo e Kosovës, ose e Serbisë kërkon më shumë mitë.
Emisioni TEMA është prodhim i Internews Kosova së bashku me BIRN-in, i përkrahur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe. Edicioni i “Temës” për lirinë e lëvizjes do të shfaqet për Kosovë të hënën në orën 22:30 në Televizionin 21 dhe për Serbi të shtunën në orën 19:00 në PINK-2.