Tema diskuton për lirinë e levizjes së qytetarëve midis Kosovës dhe Serbisë.

  • Home / Tema diskuton për lirinë e levizjes së qytetarëve midis Kosovës dhe Serbisë.

Tema diskuton për lirinë e levizjes së qytetarëve midis Kosovës dhe Serbisë.

  • by internewskosova |
  • Comments off

 

Tema diskuton për lirinë e levizjes së qytetarëve midis Kosovës dhe Serbisë.

Në 13 Nëntor 2014 emisioni ‘Tema ‘ debatoi rreth lirisë së lëvizjes së qytetarëve midis dy shteteve Serbi dhe Kosovë.

Marrëveshja e Lirisë së Lëvizjes është njëra prej marrëveshjeve të para të dialogut teknik që është nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë e cila ka mundësuar që të ketë lëvizje reciproke të qytetarëve të këtyre dy vendeve.Edhe pse është firmosur në vitin 2011, implementimi I kësaj marrëveshje pritet të realizohet në fillim të vitit 2015.

Edita Tahiri, kryenegociatorja e dialogut të Kosovës me Serbinë dhe Drejtori i Zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën Marko Gjuriq, duket se janë të një mendimi që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt dhe qytetarët të lëvizin lirshëm në të dy anët e kufirit.

Problem që duhet të zgjidhet është pabarazia në tarifën e sigurimit që paguhet në kufi.Qytetarët e Kosovës paguajnë rreth 100 euro për të hyrë në Serbi ndërkohë që qytetarët e Serbisë vetëm 30 euro për të hyrë në Kosovë.

Tahiri tha për emisionin “Tema” se pritet që tarifa për qytetarët e dy shteteve të ulen në 2015.

Gjuric tha se nga situate aktuale ata që dëmtohen më shumë janë qytetarët ndërkohë që përfitues janë kompanitë e sigurimit në Kosovë e Serbi.

Edhe Gjuriq sikurse Tahiri, thotë se duhet të gjejnë një zgjidhje se di do të heqin sistemin e taksave dhe pagesave në pikat kufitare.

Kryenegociatorja Tahiri ka thënë se nëse çështja e tarifave nuk zgjidhet me dialog, do të përdorin mekanizma detyrues tek byrotë e sigurimeve për të lehtësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Gjuric tha se shteti është rregullator dhe vendos mënyrën e punës se kompanive të sigurimit.