Internews Kosova organizoi punëtorinë e dytë për kryeprokurorë, prokurorë dhe zyrtarë të komunikimit
Internews Kosova, në bashkëpunim me UNDP, mbajti një trajnim dy-ditor në anë të projektit “SAEK II – Përkrahje për përpjekjet kundër korrupsionit në Kosovë” në Pejë me 29 deri 30 nëntor në lidhje me rolin e Prokurorisë rreth marrëdhënieve me publikun duke përdorur mediat.
Trajnimi bashkoi kryeprokurorë, prokurorë dhe zyrtarë të tjerë të komunikimit publik brenda Prokurorisë Themelore të Kosovës nga komuna të ndryshme si Prishtina, Peja, Gjakova, Mitrovica, Prizreni, Gjilan, etj, si dhe zyrtarë të lartë nga ato komuna. Në këtë trajnim ishte prezent edhe Bahri Hyseni – Drejtor i Keshillit Prokurorial te Kosoves si dhe Lavdim Krasniqi – Drejtor i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Folësit kryesorë të këtij trajnimi ishin Faik Ispahiu, Drejtori i Internews Kosova, Kreshnik Gashi – Autor dhe redaktor i “Drejtesia ne Kosove”, dhe Labinot Leposhtica – Anëtar I Bordit të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës.
Në ditën e parë të trajnimit, sesionet e trajnimit u përqëndruan në tema të tilla si “Regullorja e re për komunikim me media” ku është folur për zgjedhjen dhe adresimin e problemeve ditore në komunikim me publikun, “Ndërtimi i Planit për komunikim me publikun” më specifikisht për planifikimin e paraqitjeve publike, përgatitjen e ambientit për konferenca për shtyp, transmetime direkte dhe prezence në media, “Organizimi i paraqitjeve publike, konferencave për shtyp dhe paraqitjeve te prokuroreve në seancë gjyqësore”, dhe “Sfidat e komunikimit të Prokurorise në baza ditore”.
Në ditën e dytë u fol për “Paraqitjen publike të Prokurorëve” dhe “Simulimin e paraqitjeve publike, analizimin dhe nxjerrjen e gabimeve”. Trajnimi përfundoi me një diskutim për nevojat e ndryshimit të praktikave dhe identifikimit të nevojave për resurse në Prokurorine e shtetit për komunikim me publikun dhe nxjerrjen e rekomandimeve nga konferencat.
Fokusi i përgjithshëm i trajnimit ishte bashkëpunimi i Prokurorisë me publikun dhe mënyra më e mirë e përdorimit të mediave për marrëdhënie profesionale publike brenda Prokurorisë.
Siç u përmend më lart, ky trajnim u organizua në kuadër të projektit SAEK II mbështetur nga UNDP, një projekt me një qasje inovative ndaj anti-korrupsionit, që ka për qëllim forcimin e transparencës institucionale, llogaridhënies dhe integritetit, me fokus në mjete teknologjike, qasjen në informata dhe pjesëmarrjen e hapur në proceset e vendimmarrjes.