Luljeta Pacolli-Paloja
Luljeta i është bashkuar ekipit tonë si Asistente e Administratës dhe Financave. Ajo ka mbaruar studimet Master në kolegjin “ILIRIA” në degën “Menaxhment dhe Informatikë” si dhe është në prag të diplomimit në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik, drejtimi “Shkenca Politike”.
Luljeta për shumë kohë ka punuar në kompani të ndryshme private, si asistente në zyrën e financave, kontabiliste dhe asistente administrative.
Hobi i saj është planifikimi i dasmave dhe dekorimet.