Internews Kosova mban trajnim me studentë të Mitrovicës mbi dezinformimin dhe verifikimin e fakteve

  • Home / Internews Kosova mban trajnim me studentë të Mitrovicës mbi dezinformimin dhe verifikimin e fakteve

Internews Kosova mban trajnim me studentë të Mitrovicës mbi dezinformimin dhe verifikimin e fakteve

  • by internewskosova |
  • Comments off

Më 25 mars, 2024, Internews Kosova mbajti trajnimin me studentët e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, të cilët u njoftuan me narrativat e dezinformatave dhe metodologjitë e verifikimit të fakteve.

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit ‘’Fuqizimi i integritetit të mediave: Promovimi i Fact-Checking dhe luftimi i dezinformimit në Kosovë’’, financuar nga Bashkimi Europian, CFI (Agjensioni për zhvillimin e medias), implementuar nga Internews Kosova.

Specifikisht, në pjesën e parë, folësja e këtij trajnimi Dorentina Kastrati – Redaktore në KALLXO.com, shpjegoi kontekstin historik të dezinformatave, etikën e medias dhe kriteret të cilat ndihmojnë në identifikimin e mediave kredibile dhe profesionale. Për më tepër, Kastrati prezantoi gjetjet e raportit të BIRN, “Vorbulla e Rrenave” të cilat theksojnë ndikimin e dezinformatave nga Russia dhe Kina, në Kosovë.

Kurse në pjesën e dytë të trajnimit, ajo shpjegoi rreth metodologjive dhe procesit të verifikimit të fakteve duke prezantuar instrumente të verifikimit të fakteve sic është Krypometër, platforma për verifikimin e fakteve e KALLXO.com.

Ky trajnimi mblodhi gjithësej 18 studentë prej të cilëve 17 vajza, të cilët parashtruan pyetje rreth mënyrave të verifikimit të fakteve dhe treguan mbi përballjen e përditshme me lajme të rreme dhe dezinformata. Prezent në këtë trajnim ishte gjithashtu edhe Z. Islam Qerimi – Dekan i Fakultetit Juridik, në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.