Internews Kosova mban trajnim me nxënësit e gjimnazit “Haxhi Zeka” në Istog

  • Home / Internews Kosova mban trajnim me nxënësit e gjimnazit “Haxhi Zeka” në Istog

Internews Kosova mban trajnim me nxënësit e gjimnazit “Haxhi Zeka” në Istog

  • by internewskosova |
  • Comments off

Më 7 prill 2023, Internews Kosova ka mbajtur një trajnim me nxënësit e gjimnazit “Haxhi Zeka” në komunën e Istogut.

Trajnimi u mbajt si pjesë e projektit “KALLXO.com – The Anti-corruption platform/Crowdsourcing Citizen Engagement to Report and Fight Corruption” i financuar nga UNDP dhe kishte për cak nxënësit e shkollave të mesme publike të Kosovës që janë të interesuar të marrin pjesë në trajnim për prodhimin mediatik, edukimin mediatik, etikën, trajtimin e lajmeve të rreme dhe prodhimin e videove.

Gjithsej 38 studentë të gjimnazit “Haxhi Zeka” morën pjesë në trajnim, nga ta 23 ishin vajza. Në fund të trajnimit, të rinjtë parashtruan idetë e tyre gazetareske, të cilat ekipi i Internews Kosova i mblodhi dhe diskutoi me ta. Studentet do te kene mundesine te publikojne artikuj dhe materiale tjera në platformën online KallxoRinia. Prodhimi i të gjithë këtyre artikujve do të mbikëqyret nga një ekip redaktorësh.

Në muajt në vijim, Internews Kosova do të mbajë sesione të tjera trajnuese në Departamentin e Studimeve Sociale të shkollave të mesme nga mbarë Kosova.