Ilirjana Hoti
Iirjana Hoti iu bashkua ekipit të KALLXO.com në korrik të vitti 2021 fillimisht si praktikante dhe aktualisht është Gazetare Hulumtuese.
Ajo ka përfunduar studimet e nivelit Bachelor në Degën e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Gjithashtu është almuni e universitetit prestigjioz “Washington State University”, drejtimi Gazetari dhe Media në kuadër të programit “Study of the U.S. Institutes (SUSI) for Student Leaders”.
Krahas angazhimit të saj në fushën e politikës, Ilirjana tashmë merret edhe me kontrollin e fakteve (fact-checking), duke u fokusuar kryesisht në çështjet politike dhe jo vetëm. Gjakova është vendi prej nga ajo e ka prejardhjen por, theksin gjakovar ia ka “asimiluar” shumë shpejt Prishtina.

