Nora Osmani

Nora Osmani

  • by internewskosova |
  • Comments off

Nora Osmani është studente në vitin e fundit të studimeve Bachelor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.

Që nga fëmijëria, ajo e ka parë gazetarinë jo thjesht si profesion, por si mënyrën më të bukur për t’u bërë zëri i atyre që nuk dëgjohen mjaftueshëm.

Në qershor të vitit 2025, ëndrra e saj nisi të marrë formë konkrete kur u bë pjesë e ekipit të KALLXO.com, ku sot punon si Gazetare Hulumtuese Juniore.

Me vëmendje ndaj detajeve dhe guxim për të kërkuar më thellë, Nora e sheh çdo histori si një mundësi për të bërë ndryshim për të ardhmen.

Përtej punës, ajo është një person i shoqërueshëm, plot energji pozitive. Pasioni për shkrimin dhe muzikën është i pandarë, ndërsa një detaj që e karakterizon në mënyrë të veçantë është dashuria e saj për mandarinat, frutin që “ka aromën e gëzimit dhe të fëmijërisë”.

Ajo dëshiron që në të ardhmen të thellohet në fushën e arsimit, duke sjellë në dritë historitë, problemet dhe të vërtetat që shpesh mbesin pas derës së shkollës.