TEMA: KOSOVA E SERBIA DEBATOJNË PËR TREPÇËN DHE VARSHMËRINË EKONOMIKE

  • Home / TEMA: KOSOVA E SERBIA DEBATOJNË PËR TREPÇËN DHE VARSHMËRINË EKONOMIKE

TEMA: KOSOVA E SERBIA DEBATOJNË PËR TREPÇËN DHE VARSHMËRINË EKONOMIKE

  • by internewskosova |
  • Comments off

Në episodin e radhës të dialogut jo-formal Prishtinë-Beograd, ekonomistët flasim për shkëmbimin dhe ndërvarshmërinë ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, importin dhe eksportin e produkteve të tyre!

 

 

 

Në vazhdën e dialogut jo-formal Prishtinë-Beograd, ekonomistët flasim për shkëmbimin dhe ndërvarshmërinë ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, importin dhe eksportin e produkteve të tyre!

 

Sa e dikton politika rrjedhën ekonomike? A mund të mbijetojnë Serbia dhe Kosova pa shkëmbim të ndërsjellët ekonomik? A është ky shkëmbim i bazuar në kushte të njëjta?

 

Po ashtu sfidohet edhe potenciali ekonomik në veri të Kosovës, respektivisht panelistët flasin për kombinatin Trepça dhe Gazivodën.

 

Sa është e varur Kosova prej këtyre dy aseteve? Kush e administron Trepçën e Gazivodën? Cilat janë rezervat dhe potencialet për eksploatim?

Për të shtjelluar këto tema, janë ftuar përfaqësues të dy odave ekonomike, Safet Gërxhaliu e Mihajllo Vesoviq, bashkë me njohës të burimeve nëntokësore energjetike në Kosovë si ish-drejtori i Trepçës, Nazmi Mikullovci, dhe Radoman Rabrenoviq, drejtori i Institutit Gjeologjik të Serbisë.

Episodi i tretë i debateve Kosovë-Serbi, do të transmetohet të hënën në ora 22:30 në RTV21.