Astrit Perani
Astriti iu bashkua ekipit të BIRN Kosova në janar të 2008 në cilësinë e kameramanit dhe montazhierit për emisionet “Jeta në Kosovë” dhe “Drejtësia në Kosovë”. Për 8 vjet rresht, Astriti kujdeset të sigurojë më të mirën prej materialeve për emisione dhe WEB TV. Astriti është student në Universitetin AAB-RIINVEST, duke vazhduar studimet për komunikim masiv me fokusim në Produksion. Fjalëpakë dhe punëshumë, ai është kurdoherë serioz dhe në raste festash e shohin edhe të buzëqeshë.