Naim Krasniqi
Naim Krasniqi iu bashkua ekipit të emisionit “Drejtësia në Kosovë”, prodhim i Internews Kosova, në dhjetor të vitit 2013. Ai është i diplomuar në gazetari dhe ka një përvojë mbi 8 vjeçare si gazetar hulumtues nga fusha të ndryshme, sidomos nga ajo e ekonomisë dhe e drejtësisë. Thënia e preferuar e tij është “Saktësi, saktësi, saktësi”, dhe kjo reflekton edhe në punën tij të përditshme. Aktualisht punon gazetar hulumtues nga terreni, kryesisht nga fusha e drejtësisë. Krasniqi ka një përvojë relativisht të gjatë në të gjitha zhanret e gazetarisë, si të shkruar, radiofonike, po ashtu edhe atë vizive. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.