Nis projekti i mësimit nga distanca i përkrahur nga MAShTI

  • Home / Nis projekti i mësimit nga distanca i përkrahur nga MAShTI

Nis projekti i mësimit nga distanca i përkrahur nga MAShTI

  • by internewskosova |
  • Comments off

KALLXO.com i ka ofruar asistencë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë (MASHT) në zhvillimin e një platforme mësimore online, e cila do të zbatohet për studentët që aktualisht nuk po ndjekin mësimin për shkak të rrezikut të virusit COVID-19.

Materialet së shpejti do të jenë publike dhe të qasshme për studentët në të gjithë vendin, përfshirë ata që nuk kanë qasje në internet.

Ministria deklaroi se ka marrë mbështetje të konsiderueshme nga shumë media dhe organizata arsimore, të cilët kanë siguruar kapacitete infrastrukturore dhe ekspertizë profesionale për të mbështetur MASHT-in në zbatimin e kësaj iniciative.

Ministria shtoi se po komunikon me ofruesit e shërbimeve të internetit në mënyrë që familjet me fëmijë që nuk kanë qasje në internet të pajisen me shërbime online falas për t’u mundësuar atyre të marrin pjesë në mësimin në distancë.

MASHT gjithashtu dha sqarime në lidhje me shkollat ​​private, të cilat kanë të drejtë të ofrojnë shërbime të tyre arsimore të dixhitalizuara, gjithmonë duke marrë parasysh që mësimi duhet të zhvillohet në përputhje me programin mësimor të aprovuar nga MASHT.