EMISIONI TEMA
Kosova dhe Serbia flasin pa ndërmjetës Kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, dhe ish-kryenegociatori i Serbisë, Borisllav Borko Stefanoviq, kanë pranuar që të shtjellojnë para opinionit publik se për çfarë janë pajtuar gjatë negociatave në Bruksel.
Dy liderët politikë, të cilët kanë komunikuar për herë të parë, pa ndërmjetësin Robert Cooper, në emisionin “Tema”, pajtohen se nuk pajtohen edhe për marrëveshjet që kanë firmosur.
Në urën e parë televizive Prishtinë-Beograd, dy emisarët shfaqin mosdurim për njëri-tjetrin, derisa polemizojnë për konceptet politike që i përfaqësojnë para opinionit vendas.
Gjatë debatit, Tahiri e Stefanoviq shfaqin detaje të pathëna deri më tani në publik, lidhur me negociatat për çështjen e shumëpërfolur të Menaxhimit të Integruar të Kufijve – IBM; për korrespondencën që ka pasur përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, me krerët e Serbisë dhe të Kosovës; veriun problematik dhe çështje të tjera.
“Tema”, e prodhuar nga Internews Kosova dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese-BIRN, është pjesë e serisë së debateve joformale për dialogun Prishtinë-Beograd, të cilat do të transmetohen si në Kosovë, ashtu dhe Serbi, me qëllim të demistifikimit të procesit të bisedimeve ndërmjet dy vendeve.