Asistente Financash / Zyrtare Marketingu
Yllka Hoxha është përgjegjëse për implementimin e strategjisë së marketingut dhe shitjeve për produktet mediatike të BIRN-it në Kosovë, përfshirë programet “Jeta në Kosovë” dhe “Drejtësia në Kosovë”, gazetën dyjavore në anglisht “Prishtina Insight”, portalin online Gazeta Jeta në Kosovë dhe Radio Drejtësia. Gjatë adoleshencës dhe studimeve universitare, Yllka, ishte aktive në seminaret e të rinjve, konferenca dhe shkolla në Kosovë dhe jashtë vendit. Yllka është diplomuar në Marketing në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës. Pas përfundimit të studimeve në vitin 2011, Yllka u regjistrua në Departamentin e Pikturës në Fakultetin e Arteve.
