BIRN Kosovo dhe Internews Kosova organizojnë ditën e fundit të trajnimit me zyrtarët e institucioneve ligjzbatuese në komunikim publik

  • Home / BIRN Kosovo dhe Internews Kosova organizojnë ditën e fundit të trajnimit me zyrtarët e institucioneve ligjzbatuese në komunikim publik

BIRN Kosovo dhe Internews Kosova organizojnë ditën e fundit të trajnimit me zyrtarët e institucioneve ligjzbatuese në komunikim publik

  • by internewskosova |
  • Comments off

BIRN Kosova dhe Internews Kosova po organizojnë një sesion trajnimi katër-ditor për ekipet e përbashkëta hetimore të Prokurorisë Speciale të Kosovës, me pjesëmarrës nga ekipe të ndryshme hetimore në Kosovë. Programi i trajnimit po mbahet nën mbështetjen e Ambasadës Britanike në Kosovë.

Me 7 shkurt 2024, Internews Kosova (I/KS) dhe BIRN Kosova organizuan ditën e fundit të trajnimit me zyrtarët  e institucioneve ligjzbatuese dhe të pranishëm ishin 17 pjesëmarrës që vinin nga Zyra e Prokurorisë Speciale, Departamenti i Hetimeve nga Administrata Tatimore e Kosovës, Departamenti i Hetimeve nga Policia e Kosovës dhe hetues nga Dogana e Kosovës.

Gjatë trajnimit, Kreshnik Gashi, Redaktor Menaxhues i Kallxo.com, Alan Edwards, mentor i JTI nga Ambasada Britanike, dhe Labinot Leposhtica – Udhëheqës i Zyrës Ligjore në BIRN Kosova ndanë perspektivat e tyre profesionale dhe përvojat e drejtpërdrejta mbi paraqitjet publike dhe të folurit në publik. Më konkretisht, seanca e paraditës u përqendrua në ndarjen e përvojës shumëvjeçare të ekspertit Edwards në raste vendore dhe ndërkombëtare, i cili prezantoi në detaje hapat që duhen ndjekur nga ekipet e përbashkëta hetimore në raste të ndryshme, nga rastet në Mbretërinë e Bashkuar deri te puna e tij në Kosovë në EULEX, etj.

Në seancën e pasdites, Kreshnik Gashi diskutoi koordinimin institucional në komunikim dhe planifikimin e tij në fushën e komunikimit, për të vazhduar më pas me një pjesë shumë të rëndësishme të trajnimit që merrej me paraqitjet publike sipas standardeve të ruajtjes së privatësisë së palëve, në lidhje me rregulloren e komunikimeve online të Bashkimit Evropian.

Qëllimi i ditës së fundit të trajnimit ishte të ndahej përvoja nga eksperti i Ekipeve të Përbashkëta Hetimore dhe hapat që duhen ndjekur, por edhe të specifikoheshin rregullat e BE-së mbi komunikimin online. Në trajnim morën pjesë gjithsej 17 pjesëmarrës, pesë prej të cilëve ishin gra.

Ky aktivitet financohet nga Ambasada Britanike në Kosovë dhe zbatohet nga BIRN Kosova dhe Internews Kosova (I/KS).