Emision TEMA: Balkan Football

  • Home / Emision TEMA: Balkan Football

Emision TEMA: Balkan Football

  • by internewskosova |
  • Comments off

 

Emision TEMA: Balkan Football

Çka thotë Fadil Vokrri,  lojtari i gjeneratës së artë i viteve të 80-ta, që kishte luajtur futboll në tensione politike në ish-Jugosllavi dhe çka thotë Arlinda Krasniqi, hendbollistja e kombëtares së Kosovës që ndeshjen e parë ndërkombëtare e luajti kundër Serbisë?

Ata janë përballë panelistëve nga Beogradi si Millosh Sharanoviq, komentatori më i popullarizuar i sportit i B92 dhe Jasmina Llazoviq nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.

Llazoviq rrëfen se si e kishte përjetuar shikimin e lojës në Beograd me të rinjtë nga Prishtina e Presheva.

Ajo tregon se bashkë me ta ishte nisur për të shkuar në stadium por për shkak të atmosferës së tensionuar që është vërejtur edhe në rrugë, kishin vendosur ta shikojnë lojën nga shtëpia e saj.

Cili ishte momenti që e shtyu Canen që të lë topin anash dhe të luftojë me grushte në ndeshjen mes Serbisë e Shqipërisë?