Ne poashtu kemi organizuar një seri të trajnimeve në gazetari profesionale. Qëllimi ynë është rritja e nivelit të gazetarisë profesionale dhe shpirtit hulumtues në mesin e gazetarëve kosovar.
Fillet e Gazetarisë – Aftësitë e Edukimit Publik
Një trajner nga Fakulteti i gazetarisë në Bosnie është ftuar që t’i mbajë pesë ditë trajnim në lëmin “Roli i edukimit publik dhe rrugët e gazetarisë”. Ne këtë trajnim e kemi parë si shumë të nevojshëm meqë paraqet fillimin e shkëmbimit të përvojave në mes të kosovarëve dhe gazetarëve të Bosnjës.
Dikcion dhe artikulim
Një prej faktorëve më të rëndësishëm në radio gazetari është shqiptimi i drejtë. Ky është qëllimi i trajnimeve tona në dikcion dhe artikulacim. Trajnimi është mbajtur nga një aktor i famshëm kosovar dhe ekspert në këtë lëmi.
On-Line Gazetaria
Një prej formave më të reja në gazetari është On-Line gazetaria.
Kjo formë kërkon njohuri të gjera në kompjutor e posaqërisht në strukturën e Internetit. Forma të ndryshme të gjetjes së informacioneve në botën e gjerë të webit dhe mundësitë e dallimit të burimeve të sigurta nga të tjerat ishin tema të trajnimit.
Qysh nga koha kur Interneti pak a shumë u bë një gjë e re në Kosovë, ky trajnim nga një numër i madh i gazetarëve është përcjellur me interesim të lartë.
Radio Raportimi Direkt i Ngjarjeve
Një prej aspekteve më të rëndësishme në radio gazetari është teknika e raportimit “të gjallë”. Të raportuarit “gjallë” nga konferenca për media, ndodhitë sportive, apo raportim i gjallë për ndonjë rast nga vendi i ngjarjes, gjithmonë kërkon aftësi specifike gazetareske dhe teknike. Të qenurit gjakëftohtë, i sigurtë dhe mos publikimi i tregimeve jo të konfirmuara, ishin tema të këtij trajnimi.
One-Man-Band Radio Trajnimi
Ky është një prej trajnimeve më të kërkuara të Internews Kosovës. Ky trajnim siguron aftësi të domosdoshme për radio gazetarët në realizimin e plotë të emisioneve të tyre në mënyrë të pavarur.
Edhe pse duket pak sa e komplikuar, është e mundur – dhe ne e kemi bërë këtë. Përveq ngritjes së cilësisë së emisionit, kjo mënyrë e punës zvoglon shumë çmimin e produkcionit.
Raportimi mbi paqën
Dy sesione me nga nëntë ditë sollën trajnim të specializuar për raportimin e konfliktit dhe rolin të cilin mund ta luajnë mediat sa i përket “uljes së temperaturës” dhe promovimit të zgjidhjeve të orientuara drejt dialogut brenda bashkësisë. Për një çasje të këtillë nevoiten standarde të larta gazetareske lidhur me atë se çka është lajm. Ky trajnim në veçanti është i disejnuar nga Internews.