Internews Kosova dhe BIRN Kosova po trajnojnë zyrtarët e institucioneve ligjzbatuese në komunikim publik

  • Home / Internews Kosova dhe BIRN Kosova po trajnojnë zyrtarët e institucioneve ligjzbatuese në komunikim publik

Internews Kosova dhe BIRN Kosova po trajnojnë zyrtarët e institucioneve ligjzbatuese në komunikim publik

  • by internewskosova |
  • Comments off

BIRN Kosova dhe Internews Kosova po organizojnë një sesion trajnimi katër-ditor për ekipet e përbashkëta hetimore të Prokurorisë Speciale të Kosovës, me pjesëmarrës nga ekipe të ndryshme hetimore në Kosovë. Programi i trajnimit po mbahet nën mbështetjen e Ambasadës Britanike në Kosovë.

Më 4 shkurt 2024, Internews Kosova (I/KS) dhe BIRN Kosova organizoi ditën e parë të trajnimit dhe të pranishëm ishin 21 pjesëmarrës që vinin nga Zyra e Prokurorisë Speciale, Departamenti i Hetimeve nga Administrata Tatimore e Kosovës, Departamenti i Hetimeve nga Policia e Kosovës dhe hetues nga Dogana e Kosovës.

Gjatë trajnimit, Kreshnik Gashi – Redaktor Menaxhues i Kallxo.com, Labinot Leposhtica – Drejtor i Zyrës Ligjore në BIRN Kosova dhe Faik Ispahiu – Drejtor Ekzekutiv i Internews Kosova ndanë perspektivat e tyre profesionale dhe përvojat e dorës së parë mbi komunikimin publik dhe planifikimin strategjik, veçanërisht para dhe gjatë operacioneve.

Më konkretisht, Kreshnik Gashi dha perspektivën e tij mbi ndërtimin e mesazhit strategjik para fillimit të operacioneve me theks kur bëhet fjalë për koordinimin brenda-institucional, mbi të cilin pjesëmarrësit, nën udhëheqjen e drejtorit ekzekutiv të IKS, Faik Ispahiu, u ndanë në pesë grupe dhe punuan edhe në mënyrë praktike në planifikim dhe koordinim. Për më tepër, pjesëmarrësve iu dha fokus në prezantim dhe paraqitje publike në situatën e operacioneve në nevojë dhe në zbatimin e saj për të bërë një ushtrim praktik gjatë operacioneve, të ndarë në grupe.

Dita e parë e trajnimit, përveçse informuese, ishte shumë interaktive mes pjesëmarrësve. Dita e parë e trajnimit mblodhi 21 pjesëmarrës, nga të cilët 7 ishin gra.

Ky aktivitet financohet nga Ambasada Britanike në Kosovë dhe zbatohet nga BIRN Kosova dhe Internews Kosova (I/KS).