Internews Kosova dhe BIRN Kosova po trajnojnë zyrtarët e institucioneve ligjzbatuese në komunikim publik

  • Home / Internews Kosova dhe BIRN Kosova po trajnojnë zyrtarët e institucioneve ligjzbatuese në komunikim publik

Internews Kosova dhe BIRN Kosova po trajnojnë zyrtarët e institucioneve ligjzbatuese në komunikim publik

  • by internewskosova |
  • Comments off

BIRN Kosova dhe Internews Kosova po organizojnë një sesion trajnimi katër-ditor për ekipet e përbashkëta hetimore të Prokurorisë Speciale të Kosovës, me pjesëmarrës nga ekipe të ndryshme hetimore në Kosovë. Programi i trajnimit po mbahet nën mbështetjen e Ambasadës Britanike në Kosovë.

Me 5 shkurt 2024, Internews Kosova (I/KS) dhe BIRN Kosova organizuan ditën e dytë të trajnimit dhe të pranishëm ishin 22 pjesëmarrës që vinin nga Zyra e Prokurorisë Speciale, Departamenti i Hetimeve nga Administrata Tatimore e Kosovës, Departamenti i Hetimeve nga Policia e Kosovës dhe hetues nga Dogana e Kosovës.

Ky trajnim ka per qëllim ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve të insitutucioneve ligjzbatuese në komunikimin publik. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit u njohën me teknikat për paraqitjen e mesazheve publike para se të kryhet një operacion specifik. Sesioni u zhvillua nga Faik Ispahiu, Drejtor Ekzekutiv i Internews Kosova, dhe u pasua nga një ushtrim praktik në të cilin pjesëmarrësit kryen simulime të leximit të deklaratave duke përdorur kamera dhe teleprompterë. Këto ushtrime u kryen në formate dhe kushte të ndryshme, duke përfshirë prezantime statike, prezantime në veprim (në lëvizje) dhe skenarë që simulonin mjedise me audiencë me presion të lartë dhe të ulët.

Sesioni i pasdites vazhdoi me ushtrime praktike të përqendruara në intervista dhe paraqitje televizive të paracaktuara, veçanërisht intervista televizive të simuluara. Kjo pjesë e trajnimit u lehtësua nga Kreshnik Gashi, Redaktor Menaxhues i Kallxo.com, dhe Valdet Salihu, Producent.

Të ndarë në grupe pune, pjesëmarrësit u angazhuan në mënyrë aktive gjatë gjithë seancave të trajnimit, duke ndarë perspektivat dhe përvojat e tyre në varësi të roleve të tyre institucionale dhe llojeve të deklaratave publike të kërkuara në përgjigje të ngjarjeve dhe zhvillimeve specifike.

Një total prej 22 pjesëmarrësish morën pjesë në trajnim, gjashtë prej të cilave ishin gra.

Ky aktivitet financohet nga Ambasada Britanike në Kosovë dhe zbatohet nga BIRN Kosova dhe Internews Kosova (I/KS).