Internews Kosova” dhe “Lëvizja Fol” do të monitorojnë sistemin prokurorial
Me 23 tetor 2020, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovë, Bahri Hyseni, ka pritur në takim Kreshnik Gashin, përfaqësuesin e organizatës joqeveritare “Internews Kosova” dhe përfaqësuesen e Lëvizjes FOL, Nora Bajrami.
Këto organizata pritet të implementojnë projektin “Sektori i drejtësisë, i përgjegjshëm, i besueshëm dhe transparent në Kosovë”.
Më këtë rast, në këtë takim është diskutuar për mundësitë e krijimit të qasjes sa më të lehtë të implementimit të këtij projekti në të ardhmen, me anë të të cilit do të bëhet monitorimi i veprimtarisë dhe aktiviteteve të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe institucionit të Prokurorit të Shtetit.
Në kuadër të projektit “Sektori i drejtësisë, i përgjegjshëm, i besueshëm dhe transparent në Kosovë”, i cili do të zgjasë 12 muaj, do të monitorohet edhe etika e prokurorëve, shkëmbimi i eksperiencave në rastet model dhe do të mbahen trajnime me gazetarë në lidhje me raportimin për Prokurorinë.
Po ashtu, përfaqësuesit e të dy organizatave dhe kryesuesi i KPK-së janë pajtuar që për ta lehtësuar zbatimin e këtij projekti mund të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi, i cili mundëson koordinim të plotë në kuadër të kompetencave përkatëse.
Ky projekt përkrahet nga Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit Amerikan.