Internews Kosova i bashkohet Rrjetit Kundër Dezinformimit të Ballkanit

  • Home / Internews Kosova i bashkohet Rrjetit Kundër Dezinformimit të Ballkanit

Internews Kosova i bashkohet Rrjetit Kundër Dezinformimit të Ballkanit

  • by internewskosova |
  • Comments off

Më 2 prill, Internews Kosova iu bashkua Rrjetit Kundër Dezinformimit të Ballkanit (ADN-Ballkan) në të cilin bëjnë pjesë nëntë organizata nga pesë shtete të rajonit. Rrjeti, i shpallur në Ditën Ndërkombëtare të Verifikuesve të Fakteve, është rrjeti më i ri kundër dezinformimit në Ballkan për demaskimin e lajmeve të rreme.

Qëllimi i këtij rrjeti është avokimi për bashkëpunim ndërkufitar në mes organizatave të shoqërisë civil, organizatave mediale dhe institucioneve arsimore, ndër palë të tjera relevante që ndajnë të njëjtat interesa për luftimin e dezinformimit.

ADN Ballkan është themeluar nga organizata të përbashkëta që funksionojnë mbi standardet më të larta të verifikimit të fakteve dhe gazetarisë profesionale si dhe promovojnë njohuritë elementare mediatike dhe të menduarit kritik.

Që nga viti 2017, Internews Kosova përmes platformës anti-korrupsion KALLXO.com është pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar të Verifikuesve të Fakteve (IFCN) në Institutin Poynter. Gjithashtu, përveç anëtarësisë së saj në komunitetin e verifikuesve të fakteve, Internews Kosova është nënshkruese e parimeve të gazetarisë etike, të cilat duhet të aplikohen në procesin e verifikimit të fakteve.

Tani, pas tri vjet anëtarësi në rrjetin ndërkombëtar të verifikuesve të fakteve, Internews Kosova është anëtare edhe e rrjetit më të ri regjional për luftimin e lajmeve të rreme.