Internews Kosova mban trajnim me nxënësit e gjimnazit “Remzi Ademaj” në Prizren
Më 28 maj 2024 Internews Kosova ka mbajtur një trajnim me nxënësit e gjimnazit “Remzi Ademaj në komunën e Prizrenit.
Trajnimi u mbajt si pjesë e projektit “KALLXO.com – The Anti-corruption platform/Crowdsourcing Citizen Engagement to Report and Fight Corruption” i financuar nga UNDP dhe kishte për cak nxënësit e shkollave të mesme publike të Kosovës që janë të interesuar të marrin pjesë në trajnim për prodhimin mediatik, edukimin mediatik, etikën, trajtimin e lajmeve të rreme dhe prodhimin e videove.
Gjithsej 21 studentë te gjimnazit “Remzi Ademaj” nga departamenti i shkencave sociale morën pjesë në trajnim, 11 prej të cilëve femra.
Në fund të trajnimit, të rinjtë parashtruan idetë e tyre gazetareske, të cilat ekipi i Internews Kosova do t’i mbledhë dhe analizojë tërësisht para se të përzgjedhë artikujt dhe materialet tjera që do të publikohen në platformën online KallxoRinia (Kallxo Youth). Prodhimi i të gjithë këtyre artikujve do të mbikëqyret nga një ekip redaktorësh.
Në këtë muaj, Internews Kosova do të mbajë edhe një sesion trajnues në Departamentet e Studimeve Sociale të një shkolle të mesme nga Kosova.