Internews Kosova mban trajnim me nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë

  • Home / Internews Kosova mban trajnim me nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë

Internews Kosova mban trajnim me nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë

  • by internewskosova |
  • Comments off

Më 22 mars 2022 Internews Kosova ka mbajtur një trajnim me nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në komunën e Prishtinës.

Trajnimi u mbajt si pjesë e projektit “KALLXO.com – The Anti-corruption platform/Crowdsourcing Citizen Engagement to Report and Fight Corruption” i financuar nga UNDP dhe kishte për cak nxënësit e shkollave të mesme publike të Kosovës që janë të interesuar të marrin pjesë në trajnim për prodhimin mediatik, edukimin mediatik, etikën, trajtimin e lajmeve të rreme dhe prodhimin e videove.

Gjithsej 33 studentë te gjimnazit “Sami Frashëri” nga departamenti i shkencave sociale morën pjesë në trajnim. Në fund të trajnimit, të rinjtë parashtruan idetë e tyre gazetareske, të cilat ekipi i Internews Kosova do t’i mbledhë dhe analizojë tërësisht para se të përzgjedhë artikujt dhe materialet tjera që do të publikohen në platformën online KallxoRinia (Kallxo Youth). Prodhimi i të gjithë këtyre artikujve do të mbikëqyret nga një ekip redaktorësh.

Në muajt në vijim, Internews Kosova do të mbajë sesione të tjera trajnuese në Departamentin e Studimeve Sociale të shkollave të mesme nga mbarë Kosova.