Internews Kosova mban trajnim me studentë të Universitetit të Prishtinës rreth dezinformatave dhe verifikimit të fakteve

  • Home / Internews Kosova mban trajnim me studentë të Universitetit të Prishtinës rreth dezinformatave dhe verifikimit të fakteve

Internews Kosova mban trajnim me studentë të Universitetit të Prishtinës rreth dezinformatave dhe verifikimit të fakteve

  • by internewskosova |
  • Comments off

Me 29 prill 2024, Internews Kosova mbajti sesionin e trajnimit me studentët e Universitetit të Prishtinës ‘‘Hasan Prishtina’  në fushën e dezinformatave dhe verifikimit të fakteve.

Ky trajnim i implementuar nga Internews Kosova është pjesë e projektit ‘’Fuqizimi i integritetit të mediave: Promovimi i Fact-Checking dhe luftimi i dezinformimit në Kosovë’’, financuar nga Bashkimi Europian, CFI (Agjensioni për Zhvillimin e Medias).

Në pjesën e parë të këtij trajnimi, kryeredaktori i Kallxo.com, Kreshnik Gashi, u ligjëroi studentëve pjesëmarrës rreth historisë së dezinformatave dhe mbi atë se si bëhet identifikimi i narrativave mbi to.

Duke e ilustruar me shembuj praktikë, Gashi shpjegoi mënyrën se si luftohet dezinformimi në Kallxo.com duke theksuar se dezinformatat në Kosovë janë përhapur varësisht nga interesat gjeopolitike dhe kanë ardhur kryesisht nga Rusia, Kina, Serbia dhe vendet e tjera që përveç narrativave të nacionaliste, ekstremit të djathtë, kanë përhapur edhe dezinformata rreth religjionit.

Në mënyrë që të luftohet dezinformimi, Gashi theksoi nevojën e verifikimit të fakteve si mjet kryesor, duke sqaruar kështu metodologjitë e verifikimi të fakteve si dhe procesin e verifikimit të fakteve në tërësi. Me shembuj praktikë, siç është rasti i Krypometrit në Kallxo.com u tregua në detaje mënyra që nga dhënia e një deklarate publike e deri te verifikimi i saj nëse është e vërtetë apo jo.

“Lajmi në përgjithësi si jo rrallëherë di të jetë kompleks dhe kërkon një hulumtimt e verifikim të thuktë para se publikohet apo të demantohet si i tillë”, tha Kreshnik Gashi.

Në këtë trajnim morën pjesë 69 studentë, nga të cilët, 60 ishin vajza. Studentët pjesëmarrës në në këtë trajnim u interesuan sidomos për influencën dhe dezinformatat që vijnë nga Rusia e Serbia duke kërkuar kështu informata edhe në rastin e sulmit në Banjskës.

Të pranishëm në këtë trajnim ishin edhe znj. Remzie Shahini – Hoxhaj, Profesoreshë në Fakultetin e Filologjisë si dhe z, Alban Zeneli, Profesor në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës.