Internews Kosova organizoi trajnim me studentë të Universitetit të Prizrenit në fushën e dezinformatave dhe verifikimit të fakteve

  • Home / Internews Kosova organizoi trajnim me studentë të Universitetit të Prizrenit në fushën e dezinformatave dhe verifikimit të fakteve

Internews Kosova organizoi trajnim me studentë të Universitetit të Prizrenit në fushën e dezinformatave dhe verifikimit të fakteve

  • by internewskosova |
  • Comments off

Me 30 prill 2024, Internews Kosova mbajti sesionin e trajnimit me studentët e Universitetit ‘Ukshin Hoti’ në Prizren në fushën e dezinformatave dhe verifikimit të fakteve.

Ky trajnim i implementuar nga Internews Kosova është pjesë e projektit ‘’Fuqizimi i integritetit të mediave: Promovimi i Fact-Checking dhe luftimi i dezinformimit në Kosovë’’, financuar nga Bashkimi Europian, CFI (Agjensioni për Zhvillimin e Medias).

Në pjesën e parë të këtij trajnimi, kryeredaktori i Kallxo.com, Kreshnik Gashi,shpalosi në mënyrë kronologjike se si ka rrjedhur dezinformata që nga kohët e hershme të historisë dhe se si është përdorur dezinformata për të pasur fuqi dhe pushtet mes njerëzve.

Përmes shembujve konkretë nga përvoja profesionale, Gashi foli më në detaje për ndikimet e dezinfotmatave të jashtme në shoqëri duke vënë theksin në dezinformatat që vijnë nga vende të tjera në Kosovë dhe lehtësinë me të cilat shoqëria kosovare i ka marrë dhe i ka përdorur si të mirëqena pa e vënë veten para verfikimit paraprak të tyre. Për më tepër, Gashi theksoi nevojën e verifikimit të fakteve si mjet kryesor që lufton dezinformatat.  Ai theksoi se platforma Krypometri në Kallxo.com është shembulli konkret ne të cilin lajmet verfikohen për vërtetësi dhe ato lajme që verifikohen si të rreme potencohen si të tilla në varësi të shkallës.

“Në procesin e verifikimit të fakteve është shumë e rëndësishme që të konsiderohen të gjjitha detajet, burimet dhe të kalohet nëpër disa etapa që përbëjnë në vete procesin e verifikimi të fakteve”, tha Gashi.

Në këtë trajnim morën pjesë 32 studentë, nga të cilët 26 pjesëmarrëse ishin vajza. Studentët pjesëmarrës në këtë trajnim u interesuan sidomos për pjesën e verifikimit të fakteve, procesin e monitorimit të institucioneve ligjore si dhe sulmet e grupeve të ndërlidhura me rastin e sulmit terrorist në Banjskë.