Menaxhment

 

Në drejtim të perpjekjeve për mbështetje dhe vet qëndrueshmërisë së radio stacioneve kosovare, Internews Kosova ka organizuar një seri të trajnimeve për media menaxhment. Ne kemi ftuar trajnerë ndërkombëtar, të cilët përmes trajnimeve në vijim, tek kosovarët kanë sjellë aftësi të ndryshme për menaxhimin e mediave :

Managjementi dhe Financat në Radio Stacion
Një trajner ndërkombëtar me përvojë nga Kanada qe i ftuar për një trajnim të tillë. Pesë Radio Stacione kosovare janë trajnuar për aftësitë themelore në menaxhment, me përkushtim të vecantë në fshehtësitë e menaxhimit të Radio stacioneve.

Përkrahja Menaxheriale e Rolit të Shërbimit Publik
Duke pasur në mendje ngjashmëritë me mediat nga Bosnia, Internews Kosova ka ftuar një trajner nga Bosnia për të sjellë përvojën e mediave të Bosniës drejtë rolit të tyre si Shërbim Publik. Në këtë temë rëndësi e veçantë i është kushtuar zhvillimit të vet qëndrueshmërisë të bazuar në marketing, me qëllim të përkrahjës së rolit publik. U trajnuan pesë radio stacione.

Fillet e Menaxhmentit për Radiot Komerciale
Është një përvojë e përbashkët e radio stacioneve kosovare në zhvillimin e programit të bazuar në ndjenjën e lirë për audiencën e mundshme.
Ne kemi ftuar një trajner i cili për pesë ditë të trajnimit në radio stacione, shpjegoi mënyrat perendimore për ndërtimin dhe strukturën e skemës së programit të një radio stacioni komercial.
Fillimin e ndërtimit të skemës për radio program të bazuar në hulumtimin e tregut, u spjegua me sukses dhe u pranua mirë nga radio stacionet pjesëmarrëse.

Të Ardhurat Alternative të Radio Stacioneve
Duhet pasur parasysh se të ardhurat e radio stacioneve lokle në perëndim nga shitja e hapsirës së tyre programore arrijnë vetëm deri në 70%, të ardhurat tjera vjetore vijnë nga aktivitetet profitabile si: organizimi i koncerteve dhe ngjarjeve tjera publike, ndërtimi i imazhit të qytetit përmes radios, shitja e fanellave, kapelave të bejsbollit, shallave, etj.