Raport nga monitorimi i Testit Kombëtar të Maturës 2015
Raport nga monitorimi i Testit Kombëtar të Maturës 2015. Ky raport i paraqet të gjeturat e ekipeve të KALLXO.com gjatë monitorimit të Testit të Maturës për afatin e qershorit dhe gushtit 2015. Testit të Maturës i janë nënshtruar rreth 33 mijë nxënës në 250 qendra të testimit dhe është administruar nga rreth 2,500 administrues, 800 komisionarë dhe 500 mbikëqyrës, ndërsa në afatin e dytë testit i janë nënshtruar mbi 16 mijë maturantë. Monitoruesit e KALLXO.com e kanë monitoruar Testin e Maturës në 19 komuna: Obiliq, Kaçanik, Suharekë, Ferizaj, Skenderaj, Lipjan, Mitrovicë, Gjilan, Malishevë, Prishtinë, Istog, Deçan, Gjakovë, Prizren, Podujevë, Pejë, Vushtrri, Klinë dhe Rahovec.