Shifra të raportimeve, këshilla dhe fact-checking pas një muaji me krizën COVID-19

  • Home / Shifra të raportimeve, këshilla dhe fact-checking pas një muaji me krizën COVID-19

Shifra të raportimeve, këshilla dhe fact-checking pas një muaji me krizën COVID-19

  • by internewskosova |
  • Comments off

Coronavirusi ka riorganizuar shoqëritë në të gjithë botën, njerëzit kanë ndryshuar stilin e jetës së tyre në një shkallë të madhe në mes të kufizimeve për udhëtime, udhëzimeve për të punuar nga shtëpia dhe për të shmangur kontaktet e panevojshme shoqërore.

Pandemia gjithashtu po ndikon shumë në ekonominë globale, ndërsa politikëbërësit në të gjithë botën po iniciojnë dhe vendosin masa serioze për qytetarët për të ndaluar përhapjen e virusit.

Gjatë këtyre kohërave të vështira, gjatë muajit të fundit ekipi i KALLXO.com (produkt i BIRN Kosova dhe Internews Kosova) ka raportuar vazhdimisht dhe me saktësi nga shtëpia, zyra, si dhe nga terreni.

Gjatë muajit, ekipi i KALLXO.com ka publikuar më shumë se 800 artikuj, duke përfshirë analiza, lajme dhe raportime live – si dhe 100 video raporte, 30 infografika dhe ilustrime mbi koronavirusin dhe përhapjen e shpejtë të tij.

KALLXO.com ka publikuar gjithashtu informacione dhe këshilla të azhurnuara të ekspertëve mbi situatën e fundit në lidhje me epideminë e koronavirusit, si dhe kontrollimin dhe raportimin e lajmeve të rreme që mediat kanë prodhuar për interesa personale dhe financiare.

Kur u përhap lajmi për përhapjen e koronavirusit në Evropë, KALLXO.com filloi me raportimin duke ofruar këshilla se si të mbroheni nga virusi, si dhe duke hetuar kapacitetet e institucioneve shëndetësore në Kosovë për të përballuar një epidemi.

Në fund të muajit shkurt, ekipi i dizajnuesve grafik dhe ilustruesve të KALLXO.com prodhoi tre infografika arsimore, një duke dhënë këshilla se si të mbroni veten dhe të tjerët duke larë duart rregullisht, një duke dhënë udhëzime se si të mbroni veten gjatë udhëtimeve dhe tjetri duke dhënë këshilla se si të mbrohen të tjerët nga infektimi.

Poashtu, KALLXO.com ka publikuar më shumë se 100 artikuj mbi përhapjen e virusit në të gjithë botën dhe rreziqet e paraqitura.

Duke analizuar nivelin e gatishmërisë në institucionet e Kosovës, KALLXO ishte pjesë e përgatitjes së vendit për të ndihmuar në parandalimin e krizës.

Gjatë muajit të kaluar, KALLXO.com ka raporturar parregullësitë e gjetura gjatë hetimeve në terren, duke përfshirë një artikull për policët dhe zyrtarët e kufirit që nuk kishin pajisje mbrojtëse për të ndihmuar në mbrojtjen nga virusi.

KALLXO.com gjithashtu ka iniciuar inspektimin e banjove në institucionet shëndetësore të Kosovës, si dhe në Universitetin e Prishtinës, për të kontrolluar nëse ato posedojnë furnizime themelore sanitare siç janë sapun antibakterial dhe letër higjienike.

Gjithashtu, janë inspektuar Spitalet dhe Qendrat e Shëndetit Familjar në Prishtinë, Graçanicë, Mitrovicë Jugore dhe Veriore, Gjakovë, Prizren, Pejë, Ferizaj dhe Gjilan, ku mungonin sapunët dhe letrat higjienike. Raportimi për mungesën e produkteve themelore sanitare në institucionet shëndetësore të Kosovës ndihmoi në ngritjen e alarmit për mungesën e furnizimeve sanitare në sistemin shëndetësor.

KALLXO.com gjithashtu pranoi raporte gjatë krizës së coronavirusit që Qendra Klinike Universitare e Kosovës nuk posedon kontratë për furnizime të pajisjeve sanitare, dhe hulumtoi, duke publikuar gjetjet.

Futja e masave parandaluese, përfshirë pezullimin e shkollave, më tej alarmoi shoqërinë e Kosovës për ashpërsinë e situatës dhe rritjen e nevojës për të ofruar raportime nga terreni.

Lajmet për rastet e para të konfirmuara të coronavirusit në Kosovë, në komunln e Klinës dhe Vitisë, rezultuan në zhvendosje të fokusit të raportimit të KALLXO.com. Si platformë raportuese rajonale dhe komunale e përdorur gjerësisht, KALLXO.com vazhdimisht ka marrë raporte nga të dy komunat e karantinuara.

Dy nga gazetarët e KALLXO.com që jetojnë në këto komuna i kanë siguruar ekipit tonë editorial vazhdimisht fotografi dhe video në kohë reale të situatës në komuna, përfshirë furnizimin e qytetarëve me ushqim dhe ilaçe.

Vetëm në dy ditët e para, KALLXO.com publikoi më shumë se 20 artikuj që ilustrojnë situatën, si dhe transmetuan video të intervistave të drejtpërdrejta me kryetarët e komunave dhe drejtorët komunal të shëndetësisë.

Ekipet e KALLXO.com gjtithashtu kanë transmetuar çdo konferencë për shtyp drejtpërdrejtë përfshirë Ministinë e Shëndetësisë, si dhe me drejtorët komunal të shëndetsisë, ekspertët mjekësorë dhe politikë-bërësit e tjerë të rëndësishëm për menaxhimin e situatës.

Me  përhapjen e coronavirusit në Kosovë, KALLXO.com ka ndërtuar në platformë diskutimi të drejtpërdrejtë që transmetohet përmes llogarive të mediave sociale të KALLXO.com. Ka transmetuar rreth 10 intervista të drejtpërdretjta me mjekë, epidemologë, kirurgë dhe neuropsikiatristë për të ofruar këshilla për njerëzit se si duhet të sillen në situatë pandemie.

Dhjetë intervista me kryetarët e komunave dhe zyrtarë komunal mbi menaxhimin e situatës nga terreni janë transmetuar, përderisa KALLXO.com gjithashtu ka raportuar vazhdimisht për mundgesën e furnizimeve sanitare themelore kur intervistonin drejtorët shëndetësorë në komuna të ndryshme të Kosovës.

Gjatë epidemisë, ekipi ynë hetues i specializuar në prokurim pubik shikoi në raporte që Spitali Universitarë dhe Shërbimi Klinik i Kosovës blenë oksigjen me dyfishin e çmimit të parashikuar.

Kur u diskutua për ndarjen e fondeve komunale për pastrim dhe dezinfektimin e rrugëve dhe hapësirave tjera publike, KALLXO.com hetoi dhe raportoi që komunave u mungojnë fondet dhe kapacitetet e nevojshme për dezinfektimin e rrugëve.

Debutimi i lajmeve të rreme

Disa media në Kosovë kan përdorur krizën e coronavirusit për t’i shërbyer interesave personave dhe përfitimit financiar nga situate.

Ekipi i kontrolluesve të fakteve të KALLXO ka monitoruar punën e mediave të tjera në çdo kohë, dhe janë angazhuar shumë në identifikimin dhe raportimin e lajmeve të rreme të qarkulluar në media dhe në rrjetet sociale.

Disa nga raportet që demaskojn lajme të rreme përfshijnë:
1) Raportimi i pacientit të parë të infektuar me Covid19 lajm i mohuar nga Klinika Infektive në Q.K.U
2) Mediat raportuan që helikopterët do dezinfektojnë ajrin, e diçka e tillë nuk u raportua e as nuk u konfirmua nga autoritetet.
3) Mediat raportuan se trupat ushtarake amerikane kanë zbarkuar në Europë, ngjarje e cila nuk kishte ndodhur.
4) Mediat raportuan që mostra me coronavirus ishin dërguar në Shqipëri për testim e konfirmim, deklaratë e cila u mohua menjëherë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Deklarimi i urgjencës shëndetësore publike

Pas shpalljes së krizës si një urgjencë shëndetësore publike, zyra ligjore e KALLXO.com arriti në përfundimin se qeveria nuk ka dhënë këshilla të mjaftueshme për qytetarët që shkelin masat e rrepta të vendosura. Prandaj, natën kur u shpallën këto masa, zyra jonë juridike hartoi tre analiza ligjore që ilustronin pasojat juridike për individët që thejnë këto masa.

Analiza ligjore

Zyra ligjore e KALLXO.com gjithashtu ka analizuar dhe hetuar raportet e paraqitura nga qytetarët lidhur me shkeljet e rregullave të punës dhe rritjen e çmimeve në dyqane. Brenda një jave, zyra ligjore ishte në komunikim dhe koordinim me Administratën Tatimore të Kosovës, u morën gjashtë masa për bizneset që ngritën çmimet.