Basri Shala

Asistent i Produksionit-Internews Kosova
Për të gjithë ata që duan të dinë në çfarë bote jetojnë, kemi Basri Shalën- “Virusin”. Artist në shpirt dhe profesion, Virusi krijon ide për produktet e BIRN-it aty, duke vazhduar kontributin e tij, i cili filloi para 10 viteve kur u themelua organizata. Si asistent i produksionit jep ide kreative, emisioneve u jep ngjyrë, njerëzimit informacion dhe organizatës gjallëri. Virusi është gjerësisht i njohur edhe për kontributin e tij aktiv në panelin e Big Brother Albania, fakt ky që ai priret ta “harrojë”.