Besnik Krivanjeva
Besniku është dizajner – grafik dhe kameraman i cili është rikthyer si pjesë e stafit të Internews Kosova, duke gjetur paqen dhe gëzimin në vendin e punës.
Atij i pëlqejnë kompjuterët 8-bit të shekullit të kaluar, ku e filloi udhëtimin e tij me grafikë kompjuterike. Ai gjithashtu ka një respekt të madh për Sinjalet Analoge sepse ato janë themeli i Epokës Digjitale.
Krivanjeva diplomoi në Bachelor të Komunikimit Masiv, drejtimi për produksion në Kolegjin AAB, në Prishtinë.