Kreshnik Gashi
Kreshnik Gashi ka shkruar dhe hulumtuar tema në lidhje me drejtësinë dhe institucionet e rendit të ligjit, që nga viti 2007. Kreshniku iu bashkua Internews Kosova në prill të vitit 2012 si gazetar hulumtues dhe moderator i programit televiziv “Drejtësia në Kosovë”, duke raportuar për çështje të drejtësisë, policisë dhe sigurisë. Ai mbulon gjykatat, prokurorinë, policinë dhe institucione të tjera të sektorit të drejtësisë, si Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial, Ministria e Drejtësisë dhe Oda e Avokatëve.
Kreshniku është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Prishtinës dhe aktualisht është duke përfunduar studimet pasuniversitare në Departamentin Penal, në të njëjtin fakultet.