Medianë Halili

Medianë Halili

  • by internewskosova |
  • Comments off

Mediana është pjesë e KALLXO.com që nga viti 2019 fillimisht si gazetare praktikante për të vazhduar më pas si gazetare dhe monitoruese seniore.

Studimet Bachelor i ka përfunduar në Departamentin e Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.
Ajo tani trajton tema me fokus në fushën e shëndetësisë ndërsa nuk lë anash as monitorimet e institucioneve publike, temat sociale, temat nga prokurimi dhe jo vetëm.

Mediana është fituese e çmimit të dytë për Fuqizimin e Gruas nga organizata D4D për artikullin “Radio Televizioni i Burrave” në bashkautorësi me Jeta Xharrën.

Ajo bashkë me kolegët e KALLXO.com me rubrikën “Shiriti” është fituese e çmimit “TV-storia më e mirë”, të ndarë nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Mediana është e qetë, e buzëqeshur dhe shumë kureshtare. Përmes gazetarisë ajo synon të luftojë padrejtësitë dhe të kontribojë në shoqëri.