Taulant Osmani

Taulant Osmani

  • by internewskosova |
  • Comments off

Taulant Osmani është gazetar në KALLXO.com që nga maji i vitit 2016 i angazhuar për ta përcjellë aktualitetin e politikës në Kosovë.

Ai është në fund të studimeve për Gazetari në Universitetin e Prishtinës.

Pak kanë besuar që ai mund të bëhet gazetar, madje as Taulanti vet. Matematika dikur ka qenë ëndrra e tij, e tash numrat ia bëjnë nervat.

E pëlqen muzikën rok, poezinë por edhe futbollin. Para se të fillonte punën në KALLXO.com, Taulanti ka punuar në Televizionin Rrokum.