Big Deal

Big Deal

  • by internewskosova |
  • Comments off

“Monotonia e qytetëruar”, është prodhuar nga BIRN Kosova, Qendra për Transparencë, Hulumtime dhe Llogaridhënie – CRTA nga Serbia dhe Internews Kosova. Raporti u bënë thirrje të dyja palëve si dhe Bashkimin Europian që t’i japin prioritet procesit, duke qenë se shumë nga marrëveshjet e arritura në mes të dy palëve nuk janë implementuar plotësisht, akoma. Raporti është rezultat i më shumë se 70 intervistave me negociatorë, politikanë vendas, gazetarë dhe qytetarë të zakonshëm si dhe një hulumtim intensiv prej më shumë se gjashtë muajsh, i realizuar nëpër Kosovë dhe Serbi. Me një vrojtim të thellë të situatës aktuale të implementimit, Big Deal synon të bëjë procesin e normalizimit të marrëdhënieve më transparent.