Ertë Rashiti

Ertë Rashiti

  • by internewskosova |
  • Comments off

Ertë Rashiti është 23 vjeçare në mbarim të studimeve në drejtimin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Erta ka filluar të punoj që nga mosha 19 vjeçe në OJQ vendore si koordinatore dhe asistente e projekteve. Para kësaj ka bërë punë vullnetare në OJQ dhe festivale rinore, si gjimnaziste gjithashtu ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme mbi tema sociale e politike.

Projektin e parë me temë sociale, e ka menaxhuar si një 18 vjeçare – projekt i zhvilluar në kuadër të programit PODIUM të UNICEF Programme Kosovo.

Kontributi i saj në OJQ ka qenë i ngjeshur edhe gjatë kohës të studimeve me një pune 2 vjeçare në Sbunker dhe pastaj në IPKO Foundation.

Së fundmi i është bashkuar ekipit të Internews Kosova si asistente për projekte.