Faik Ispahiu

Faik Ispahiu

  • by internewskosova |
  • Comments off

Drejtor Ekzekutiv

Faik Ispahiu ka diplomuar për Regji në Televizion, Film, Radio dhe Teatër dhe ka 21 vite përvojë (që nga 1997), në pozita menaxhuese, mbikëqyrëse, trajnimi, mbështetje të gazetarisë profesionale dhe zhvillimin e medias së lirë dhe të pavarur në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit.

Faik Ispahiu aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i Internews Kosova.

Faik Ispahiu është regjisori dhe producenti ekzekutiv i debateve më të shikuara për ngjarjet aktuale “Jeta në Kosovë”, “Drejtësia në Kosovë” të Internews Kosova dhe BIRN, si dhe debateve “TEMA” – serialit të parë të debatit televiziv që fokusohet në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të transmetuar në Kosovë, Serbi dhe stacione të tjera televizive në rajonin e Ballkanit.

Ai është gjithashtu themeluesi i Krypometër, mekanizmi i kontrollit të fakteve të Internews Kosova dhe BIRN që është dhe anëtar i Rrjetit Ndërkombëtar të Kontrollit të Fakteve – IFCN.

Krijues i platformës online për raportim të korrupsionit në Kosovë www.KALLXO.com, që iu mundëson qytetarëve të raportojnë rastet e korrupsionit, konfliktit të interesit të zyrtarëve publikë si dhe ka qenë anëtari i ekipit që zhvilloi portalin online www.gazetajnk.com i njohur si lider në raportimin hulumtues në Kosovë.

Ispahiu është specializuar në ofrimin e trajnimeve me fokus të veçantë në mediat elektronike, menaxhim dhe marketing, produksion televiziv, si dhe zhvillimin e strategjisë komerciale për mediat në Kosovë. Ai udhëheq gjithashtu projektin e monitorimit të gjykatave të BIRN-it dhe ka zhvilluar seritë e debateve televizive për zgjedhjet komunale të prodhuara nga BIRN-i për RTK-në.

Ispahiu ka punuar për një numër organizatash, përfshirë IREX Kosova, ICRC-në dhe ka qenë një nga anëtarët e ekipit themelues të lansimit të stacionit televiziv “Kohavision”. Ai ka punuar në themelim dhe menaxhuar Rrjetin e parë të Stacioneve Ndëretnike Radiofonike të pasluftës, CERPIK, si dhe Rrjetit Kosovar për Telekomunikacionin Tokësor – KTTN.

Ispahiu gjithashtu ka qenë përgjegjës për organizimin e lansimit dhe menagjimin e tri edicioneve të para të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Kosova Infesit në Prishtinë. Ai njihet si drejtor teatri kundërthënëes, i guximshëm dhe inovativ.

Interesat e tij janë luftimi i korrupsionit, kontrollimi i fakteve dhe teatri.