Lum Ademi

Lum Ademi

  • by internewskosova |
  • Comments off

Lumi është Menaxher Financiar dhe Administratë në ‘Internews Kosova’ që nga viti 2011. Me lëminë e financave është marrë që nga viti 2002. Ai është përgjegjës për hartimin, përgatitjen dhe kontrollimin e dokumentacionit financiar të organizatës dhe është përgjegjës për përpilimin e raporteve financiare për të gjitha projektet e organizatës dhe raportimin e tyre tek organet kompetente. Ka përvojë të gjatë në monitorimin financiar dhe buxhetor të projekteve. Arsimin e lartë e ka përfunduar në Kolegjin ‘Iliria’, në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet. Lumi është anëtar dhe student në Shoqatën e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK). Ka edhe shume trajnime tjera në fushën e financave. Në kohën e tij të lirë, Lumi preferon të merret me aktivitete fizike sportive si ‘fitness’, vrapim, çiklizëm dhe ‘hiking’.