Internews Kosova është një Organizatë Jo-Qeveritare, e themeluar në vitin 1999 .
Synimi primar i Internews Kosovës është përkrahja e shoqërisë civile dhe zhvillimi i medieve të pavarura dhe profesionale në Kosovë.
Që nga viti 2005 Internews Kosova bashkëpunon me Rrjetin Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese në prodhimin e programeve televizive “Jeta në Kosovë” dhe “Drejtësia në Kosovë” të cilat kanë arritur të ndiqen prej një numri të madh të shikuesve.
Deri më tani, Internews Kosova me sukses ka drejtuar një numër të konsiderueshëm të trajnimeve në gazetari, media menaxhment, teknikë të radios, njohuri për përdorimin e kompjuterit, përdorim të Internetit e po ashtu ka siguruar këshillime të vazhdueshme për një numër të madh të radiostacioneve kosovare. Pjesëmarrësit tanë kanë qenë studentët e Universitetit të Prishtinës, profesionalistë të medieve dhe fillestarë.
Deri më tani, Internews Kosova ka trajnuar:
- më shumë se 260 media profesionistë prej të cilëve 90 gazetarë ta radio stacioneve të minoriteteve
- më shumë se 160 gazetarë
- më shumë se 40 menaxherë të medieve
- më shumë se 60 radio teknikë
- më shumë se 300 studentë të Universitetit të Prishtinës në kompjuterë dhe Internet
Internews Kosova ka prodhuar më shumë se 20 orë të programeve të ndryshme për radio, PSA, radio drama, intervista, etj, duke mbuluar audiencë prej diku rreth 1,500,000 dëgjueseve në Kosovë.
Stafi
Faik Ispahiu
Drejtor Ekzekutiv
Lum Ademi
Menaxher i Financave
Kreshnik Gashi
Zëvendës Drejtor/ Redaktor
Ilirjana Hoti
Gazetare / Hulumtuese
Arjana Berisha
Gazetare / Hulumtuese
Luljeta Beselica
Ndihmës Redaktore/Gazetare Hulumtuese
Afrim Ejupi
Kameraman - Montazher
Veronë Zymberi
Gazetare / Hulumtuese
Nora Osmani
Gazetare / Hulumtuese Juniore
Blinera Gashi
Hulumtuese Juniore
Lorik Popaj
Asistent i IT-së – IT Assistant
Medianë Halili
Gazetare / Hulumtuese
Shqipron Xhema
Gazetar/ Hulumtues
Luljeta Pacolli-Paloja
Asistente në Adminstratë dhe Financa
Taulant Osmani
Redaktor dhe Gazetar
Valon Fana
Gazetar
Besnik Krivanjeva
Dizajner - 2D-3D / Kameraman dhe Video - Montazhier
Antigona isufi
Gazetare / Hulumtuese
Valdet Salihu
Producent
Granit Mavriqi
Redaktor I Mediave Sociale
Naim Krasniqi
Redaktor dhe Gazetar/Hulumtues
