Synimi
Synimi primar i Internews Kosovës është përkrahja e shoqërisë civile dhe zhvillimi i medieve të pavarura dhe profesionale në Kosovë.
Trajnimet
Qëllimi ynë është rritja e nivelit të gazetarisë profesionale dhe shpirtit hulumtues në mesin e gazetarëve kosovar.
PARTNERËT
Bashkëpunime të shumta me institucionet dhe organizatat vendore dhe ndërkombëtare në 10 vitet e fundit.
Shkathtësitë
Sherbimet teknike:
Produktet e zhvilluara në partneritet
“Jeta në Kosovë” është program i çështjeve aktuale që ngërthen në vete pyetje të vështira dhe sfiduese për vendim-marrësit, debate dinamike dhe të hollësishme në studio rreth temave kontroverse e që pasurohen me reportazhe mirë të hulumtuara nga ekipi i monitoruesve në terren. Jeta në Kosovë transmetohet që nga viti 2005 në Televizionin Publik të Kosovës – RTK1.
Emisioni “Drejtësia në Kosovë” (DnK) që transmetohet që nga viti 2010 në RTK mbulon çështje të drejtësisë, policisë dhe sigurisë. Emisioni bazohet në monitorimin e gjykatave dhe në të dhënat e mbledhura nga monitoruesit e vendosur në 26 komuna të Kosovës. Ky emision fokusohet në çështje të sundimit të ligjit dhe përdoret nga qytetarët si platformë që të raportojnë raste të pazgjidhura ende nga gjykatat dhe policia. Në momentin që DnK hedh në dritë një problem të caktuar dhe interviston të gjitha palët, i detyron institucionet që veprojnë, gjë që Kosovës në përgjithësi i mungon. Drejtësia në Kosovë ka fituar çmime të ndryshme për zbulimin e skandaleve të ndryshme korruptive.
Gazeta “Jeta në Kosovë” është medium në gjuhën shqipe i nisur në shtator të vitit 2011, me synim ofrimin e informacionit objektiv dhe analizën e tij duke ndjekur standardet e gazetarisë botërore.
Duke u bazuar në kualitetin dhe ndikimin që ka pasur storia hulumtuese dhe në këmbënguljen për të zbuluar thellësinë e korrupsionit, Gazeta është shpërblyer me çmime të ndryshme që kanë njohur kontributin e madh në zbulimin e parregullsive e keqpërdorimeve vecanërisht të parasë publike.
Prishtina Insight është gazeta e vetme në gjuhë angleze në Kosovë, që prodhohet që nga viti 2008 në rreth 23 edicione brenda një viti. Gazeta është burim kryesor për një fushë të gjerë të cilën e mbulon e që përfshin artikuj, mes të tjerash, edhe nga biznesi dhe kultura. Prishtina Insight ka shpërndarë rreth 2000 kopje të secilit edicion nëpër bare, restorane, librari dhe Ambasada të ndryshme. Gazeta ka shitur një hapësirë modeste të saj për reklamim si dhe edicione të shitura online, mirëpo tregu është shumë sfidues. Pas shtatë viteve të botimit vetëm në versionin e shtypur, Prishtina Insight aktualisht është në fazën e tranzicionit në online, por duke ruajtur besueshmërinë ndaj lexuesit, do të vazhdojë në baza periodike të ofrojë edhe edicione speciale të shtypura.
Produktet
Platforma ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës, apo rrezikimit të interesave të përgjithshme.
Qëllimi i Krypometrit është të reflektojë mbi vërtetësinë e një deklarate publike, ta skenojë e ta inspektojë një deklaratë të një figure politike lidhur me çështjet me rëndësi të madhe, lokale, qendrore apo ndërkombëtare.
Ne nuk do të fokusohemi vetëm te akuzat dhe kundër-akuzat politike që përdoren zakonisht gjatë zgjedhjeve. Do të synojmë t’i shpjegojmë gjërat e vështira, të ju sjellim kontekstin apo historikun e asaj deklarate dhe do paraqesim analizë të të dhënave dhe shpjegim të asaj se si e formulojnë mendimin politikanët, diplomatët e të tjerët për ta shtrembëruar apo për ta hijezuar të vërtetën.
Tema – është seri periodike emisionesh televizive që paraqet një koncept unik të zhvilluar nga Internews Kosova në bashkëpunim me BIRN Kosovën dhe BIRN Serbinë. Bazuar në supozimin që deri më tani është bërë pak që të organizohen debate të tilla, ne kemi menduar që duke prodhuar një seri të debateve dhe reportazheve televizive të cilat bashkojnë serbët dhe shqiptarët që të diskutojnë kualitetin e jetës, atëherë do të krijohet një platformë joformale për dialogun në mes të palëve të interesit në Kosovë dhe Serbi.
Rubrika “Policia” është segment i veçantë në kuadër të emisionit televiziv “Drejtësia në Kosovë” e cila përfshin aksione të vërteta të Policisë së Kosovës, e të cilat transmetohen ekskluzivisht në këtë emision. Aksionet e policisë tregojnë arrestime të njerëzve të cilët mbajnë ose shpërndajnë narkotikë, bëjnë grabitje, ngacmime seksuale kundër të miturve, dhunë në familje dhe vepra të tjera penale.
STAFI
Faik Ispahiu
Drejtor Ekzekutiv
Lum Ademi
Menaxher i Financave
Kreshnik Gashi
Zëvendës Drejtor/ Redaktor
Afrim Ejupi
Kameraman - Montazher
Ertë Rashiti
Asistente për Projekte
Lekë Rizvanolli
Kameraman dhe Montazher Junior
Medianë Halili
Gazetare/ Hulumtuese
Shqipron Xhema
Gazetar/ Hulumtues
Vlera Shabani
Gazetare
Luljeta Pacolli-Paloja
Asistente në Adminstratë dhe Financa
Taulant Osmani
Redaktor dhe Gazetar
Valon Fana
Gazetar
Besnik Krivanjeva
Dizajner - 2D-3D / Kameraman dhe Video - Montazhier
Erdonita Ahmeti
Asistente në Administratë dhe Financa
Antigona isufi
Gazetare Hulumtuese Junior
Valdet Salihu
Producent
Granit Mavriqi
Redaktor I Mediave Sociale
Naim Krasniqi
Redaktor dhe Gazetar/Hulumtues
Naser Fejza
Producent Kreativ
Donatorë